Qindra persona obezë janë përfshirë në një program të dobësimit me tri orë aktivitet trupor dhe krahas aktivitetit kanë konsumuar edhe lëng shtesë.
Studimi ka zgjatur 12 javë, ndërsa pija ka përmbajtur 625 mg katekin, antioksiduesin kryesor të çajit të gjelbër, si dhe 39 mg kafeinë.
Personat e eksperimentuar janë ndarë në dy grupe, dhe njëri i ka konsumuar të dy pijet, ndërsa grupi tjetër i të studiuarve ka marrë vetëm pije me kafeinë dhe pa katekin.
Grupi që ka konsumuar katekin ka arritur të humbë dy kilogramë të peshës trupore, një më shumë se grupi tjetër.
Për më shumë, katekinet kanë ndihmuar humbjen e indit dhjamor në abdomen dhe kanë ulur nivelin e triglicerideve në gjak.