Në të vërtetë, shkencëtarët kanë treguar se ekstrakti i çajit të bardhë në mënyrë të dukshme inhibon krijimin e qelizave të reja yndyrore si dhe mobilizon yndyrën në qelizat e pjekura yndyrore.
Efekti i dobishëm i çajit i përshkruhet një substance të quajtur epigallocatechin gallate, të cilën çaji i bardhë e përmban më shumë se çaji i gjelbër.
Çaji i bardhë, si edhe çaji i zi dhe ai i gjelbër, nxirren nga bima Camellia sinensis, por procesi i prodhimin bëhet në mënyra të ndryshme për të arritur nivele të ndryshme të oksidimit të substancave përbërëse.