Cilado pjesë e lules, e cila konsiderohet si “drogë”, nuk do të jetë përbërëse e këtij çaji, ndërsa prodhuesit zviceran garantojnë se ky çaj nuk shkakton varshmëri.
Megjithatë shoqatat britanike për luftë kundër drogës, pohojnë se shitja e këtij produkti është e rrezikshme, sepse të rinjve u len përshtypje se kanabisi është diçka e mirë.
Ky produkt për herë të parë ka dalë në treg në Zvicër në vitin 2003, ndërsa tani mund të blihet në tregjet e Austrisë, Gjermanisë, Holandës, Portugalisë dhe Spanjës.