Telegrafi

Çaj dhe biber të kuq për trup të hollë

Në studim kanë marrë pjesë 27 vullnetarë me moshë mesatare 27-vjeç dhe me indeks mesatar të masës trupore- BMI=22.2 kg/m2.

Participantët gjatë tri javëve kanë konsumuar më pak kalori sesa kanë pasur nevojë, ndërsa në tri javët e radhës më tepër kalori se nevojat e organizmit.

Gjatë kësaj periudhe është analizuar ndikimi i kapsaicinës, çajit të gjelbër, kombinimit të kapsaicinës dhe çajit të gjelbër, dhe placebos në apetit dhe në konsumimin e ushqimit.

Vetëm kombinimi i kapsaicinës dhe çajit të gjelbër ka dhënë rezultate pozitive duke shkaktuar zvogëlimin e konsumimit të kalorive.