Site icon Telegrafi

Cagliari përmbys rezultatin me nëntë lojtarë dhe barazon me Romën

Roma ishte duke shënuar fitore me rezultat 2-0 në ndeshjen e tyre në udhëtim te Cagliari, por vendasit u kthyen në minutat e fundit duke barazuar 2-2.

Giallorossët ishin afër fitores në Serie A ndaj Cagliarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Serie A, por rezultati u përmbys nga vendasit e Sardenjës.

Pjesa e parë u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por mysafirët e Romës e bënë dallimin duke shënuar dy gola.

Cristante duke festuar golin me Justin Kluivertin (Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 14-të dhe ishte mesfushori Bryan Cristante, i cili shënoi për epërsinë 0-1.

https://twitter.com/CalciomioTV/status/1071455479614853120

Në minutën e 41-të ishte Aleksander Kolarov që shënoi për 0-2 pas asistimit të Kostas Manolas dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi të dyfishtë.

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e barabartë nga të dyja skuadrat që krijuan shumë raste për gol, por kësaj radhe vendasit shënuan dy gola.

Vendasit arritën të tundin rrjetën me anë të Artur Ionita (85′) për rezultatin 2-1, ndërsa në minutat shtesë ishte Marco Sau që shënoi për rezultatin përfundimtar 2-2, edhe pse vendasit morën dy kartonë të kuq në minutat shtesë para golit.

Roma ishte një fitore të madhe, por u befasuan në fund (Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

Pas këtij barazimi, Roma e sheh veten në vendin e shtatë me 21 pikë, ndërsa Cagliari renditet në pozitën e 13-të me 17 pikë.

Në ndeshjen e radhës, kryeqytetasit e presin në shtëpi Genoan, ndërsa në shtëpi luan edhe Cagliari ndaj Napolit. /Telegrafi/

Exit mobile version