Telegrafi

Cagliari 2-2 Roma, notat e lojtarëve

Roma - Cagliari (Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

Roma ishte duke shënuar fitore me rezultat 2-0 në ndeshjen e tyre në udhëtim te Cagliari, por vendasit u kthyen në minutat e fundit duke barazuar 2-2.

Giallorossët ishin afër fitores në Serie A ndaj Cagliarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Serie A, por rezultati u përmbys nga vendasit e Sardenjës.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Bryan Cristante (9′) dhe Aleksander Kolarov (41′) për Romën, ndërsa për vendasit shënuan Artur Ionita (85′) dhe Marco Sau (90+).

Lexo po ashtu Cagliari përmbys rezultatin me nëntë lojtarë dhe barazon me Romën

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi Kolarov që u vlerësua me notë 8.4.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mbrojtësin Luca Cepittelli që u notua me 6.1. /Telegrafi/

Cagliari:

Roma: