Roma ishte duke shënuar fitore me rezultat 2-0 në ndeshjen e tyre në udhëtim te Cagliari, por vendasit u kthyen në minutat e fundit duke barazuar 2-2.
Giallorossët ishin afër fitores në Serie A ndaj Cagliarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Serie A, por rezultati u përmbys nga vendasit e Sardenjës.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Bryan Cristante (9′) dhe Aleksander Kolarov (41′) për Romën, ndërsa për vendasit shënuan Artur Ionita (85′) dhe Marco Sau (90+).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi Kolarov që u vlerësua me notë 8.4.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mbrojtësin Luca Cepittelli që u notua me 6.1. /Telegrafi/
Cagliari:
Roma: