Telegrafi

Bytyçi me strategji për rritjen e punësimit (Video)

Bedri Bytyçi nga Fjala, në emisionin “Debat” në RTV Dukagjini, ka thënë se ka një strategji për rritjen e punësimit në Komunën e Malishevës.

Bytyçi ka thënë se bizneset e vogla që punësojnë mbi 5 punëtor të mos kenë fare tatim komunal për tri vitet e ardhshme, bizneset e mesme që arrijnë të punësojnë mbi 15 punëtor për pesë vitet e ardhshme të mos kenë tatim komunal, dhe fabrikat për 10 vitet e ardhshme të mos paguajnë tatim. /Telegrafi/