Platforma e shumëpritur Byte, që është pasardhësi i Vine, që tani është duke e tejkaluar shumë paraardhësin.
Sensor Tower raporton se që në javën e parë në App Store dhe Google Play, Byte është shkarkuar 1.3 milion herë, që është më shumë se dyfishi i shkarkimeve që ka pasur Vine gjatë javës së parë, transmeton Telegrafi.
Gjatë javës së parë të lansimit, 70 për qind e aplikacioneve janë instaluar në Shtetet e Bashkuara.
Dom Hofmann është themeluesi i Vines, që e lansoi këtë platformë të re, pikërisht në ditën që e vjetra ishte lansuar në treg shtatë vite më herët.
Mirëpo, duhet pranuar se kur Vine është lansuar, në atë kohë shpërndarja e videove nuk ka qenë si ditëve të sotme, derisa mund të konsiderohet si një prej platformave që ka bërë më së shumti në këtë drejtim.
Gjatë kohës së funksionimit, Byte ka pasur probleme të mëdha, pasi nuk mund t’i largonte materialet e shumta të njohura si spam, ndërsa u bë e ditur se i ka nën kontroll dhe është duke i larguar.
Megjithëse ia kaloi paraardhësit, Byte do ta ketë të vështirë me TikTok që është më i popullarizuari, së bashku me YouTube dhe Instagram.
Në këtë drejtim, pritet që të angazhojë influecues, si dhe të famshëm të tjerë për ta rritur popullaritetin. /Telegrafi/