Telegrafi

Bylbyl Sokoli zyrtarizohet te Dinamo Ferizaj, synohet Superliga e Kosovës

Pas disa ditësh bisedimesh, Bylbyl Sokoli dhe Dinamo Ferizaj kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi.

Klubi që garon në Ligën e Parë, Grupi A, do të kërkojnë ngjitjen në Superligën e Kosovës me trajneri e njohur.

Dinamo aktualisht pas 17 ndeshjeve mban vendin e dytë në renditje me 31 pikë, një më pak se Suhareka, tjetër pretendent për tu futur në elitë.

“Trajner Bylbyl Sokolit, i kemi besuar programit të tij dhe nga sot është emëruar si kryetrajner FC Dinamo”.

“I njohur për dedikimin dhe profesionalizmin e tij, janë disa prej karakteristikave të tij ku edhe është i gatshëm për sfidat të cilat na presin së bashku”.

“Trajner Bylbyl Sokoli është i pajisur me licencën UEFA Pro”, thuhet në njoftimin e klubit.

Bylbyl Sokoli ka drejtuar disa nga klubet më të njohura në vendin tonë, si Prishtinën, Dritën, Gjilanin, Llapin, Malishevën, KEK-un, 2 Korrikun, Flamurtarin dhe Ferizajn./Telegrafi/