Bylbyl Sokoli ka zbarkuar me disa nga drejtuesit e klubit, në stadiumin e 2 Korrikut, pasi është arritur marrëveshja që ai ta udhëheq Prishtinën.
Trajneri kosovar i cili bëri ‘mrekulli’ me Ferizajn edicionin e kaluar duke i shpëtuar “Ujqërit” nga rënia në Ligën e Parë, do ta zëvendësojë të larguarin Mirel Josa.
Pas arritjes së marrëveshjes, Sokoli sot do ta nis punën te klubi më i madh kosovar në fushën e 2 Korrikut.
Ai ka folur për herë të parë si trajner i ri i Prishtinës.
“ Sot jam prezantuar para futbollistëve. Do të bëhen njohjet për të parë objektivat. Prishtina ka skuadër cilësore dhe ka objektiva të qarta. Për këtë arsye jam këtu”.
“Prishtina synon pjesën e epërme të tabelës dhe besoj se edhe këtë vit do ta synojë një gjë të tillë”.
“Ka futbollistë cilësorë në skuadër dhe besoj se do ta japin maksimumin. Kontrata ime është deri në fund të edicionit”, ka thënë Bylbyl Sokoli për gazetarët. /Telegrafi/