I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, trajneri dhe analisti i njohur Bylbyl Sokoli ka thënë se mezi e pret ndeshjen Zvicër – Serbi.
“Mezi po e pres ndeshjen me Zvicër-Serbi. Unë do ta përkrahi Zvicrën, ani pse kundërshtari është shumë i fortë”, tha ai.
Teksa, shtoi “kjo ndeshje do të jetë më interesantja në këtë kampionat për ne shqiptarët”.
Kjo është vetëm nata e parë e këtij emisioni, i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.