Besa ka shënuar fitore në xhiron e dhjetë të ligës elitare kosovare në futboll.
Pejanët triumfuan para shikuesve të vetë në stadiumin “Haxhi Sashniislami” kundër Vllaznisë së Pozheranit me rezultat 3-1.
Bardhekuqtë rrëmbyen tre pikë në saje të golave që i shënuan në një pjesën e parë dhe dy në të dytën, gjersa edhe mysafirët e realizuan një sosh.
Florent Qorraj në minutën e 21 solli në epërsi vendasit pas një goditje mjeshtërore të topit, i cili ishte edhe goli i vetëm në 45 minutshin e parë.
Edhe në pjesën e dytë pejanët dominuan në ndeshje, e cila i solli edhe dy gola të tjerë, përkatësisht një e shënuan mysafirët.
Pas vetëm dhjetë minutash loje në pjesën e dytë, Fetim Kasapi ka shënuar për vendasit duke dyfishuar epërsinë.
Altin Merlaku realizon edhe golin e tretë për vendasit në të 72 minutë, e cila gjë i solli një qetësi skuadrës vendase.
Por, vetëm një minutë më vonë, Armend Kastrati realizon për mysafirët për të ngushtuar epërsinë.
Deri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu takimi, përfundoi me rezultat 3-1 në të mirë të Besës.
Vlen të theksohet se në këtë ndeshjes debutoi në rolin e trajnerit te mysafirët Bylbyl Sokoli.
Pas kësaj fitore, Besa zë vendin e dhjetë me 12 pikë ndërsa Vllaznia mbetet në pozitën e fundit me katër pikë. /Telegrafi/