Telegrafi

BVB-Tottenham: Formacionet e mundshme, Gotze i prin sulmit gjerman

Borussia Dortmund do të ketë një mision shumë të vështirë të martën mbrëma në Signal Iduna Park, për mos të thënë të pamundur.

Gjermanët presin Tottenhamin në kuadër të ndeshjes së dytë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Spurs kanë epërsinë 3-0 nga ndeshja e parë, duke i dhënë atyre një komoditet të madh në ndeshjen e kthimit, por anglezët duhet jenë prapë të kujdesshëm.

Për BVB-në nuk do të luajnë për shkak të lëndimit Lukasz Piszczek dhe Christian Pulisic, duke e bërë edhe më të vështirë kështu situatën.

Në anën tjetër Mauricio Pochettino ka vendosur të pushojë dyshen Kieran Trippier-Dele Alli, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:

Borussia Dortmund (4-2-3-1): Burki; Hakimi, Akanji, Zagadou, Diallo; Delaney, Witsel; Sancho, Reus, Bruun Larsen; Gotze.

Tottenham Hotspur (3-4-1-2): Lloris; Vertonghen, Alderweireld, Sanchez; Trippier, Sissoko, Wanyama, Rose; Eriksen; Son, Kane. /Telegrafi/