Site icon Telegrafi

Buxheti i Komunës së Vushtrrisë për vitin 2025 është mbi 27 milionë euro

Pamje nga mbajtja e mbledhjes

Sot me shumicë votash është miratuar buxheti i Komunës së Vushtrrisë për vitin 2025, që në total është 27,662,762.00 euro.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, shkruan Telegrafi.

Idrizi ka thënë se miratimi i buxhetit i hap rrugë realizimit të investimeve kapitale.

“Për vitin e ardhshëm kemi rritur shumën e subvencioneve në vlerën 1,855,000.00 euro, që ndikojnë drejtpërdrejt tek të rinjtë, në arsim, sport, shëndetësi dhe tek bujqit vushtrrias”, ka thënë ai.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë i ka falënderuar asamblistët që votuan për buxhetin e Komunës. /Telegrafi/

Exit mobile version