Sot është mbajtur mbledhja e Kuvendit Komunal të Skenderajt, ku pikë kryesore e rendit të ditës ishte buxheti për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026 dhe 2027.
Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se buxheti për vitin e ardhshëm është 19,881,471.00 euro, shkruan Telegrafi.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, në fjalën e tij ka falënderuar anëtarët e Kuvendit për vendimmarrjen dhe për përgjegjësinë e treguar si të votuar nga qytetarët të komunës së Skenderajt.
Në seancën e sotme janë shqyrtuar dhe miratuar edhe këto pika të rendit të ditës:
– Propozim vendim për këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës së Skenderajt me pronën e paluajtshme të personave fizik;
– Propozim vendim për miratim përfundimtar të ofertës nga shprehja e interesit për marrjen në shfrytëzim afatgjatë (99 vite), pronën e paluajtshme të Komunës së Skenderajt;
– Propozim vendim për miratim të raportit të komisionit komunal, për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore. /Telegrafi/