Lewis Hamilton do të shpallet sërish kampion bote në Formulën 1. Kjo është ajo që ka deklaruar Jenson Button për bashkëkombësin e tij, që këtë sezon e sheh veten të rivalizojë me pilotin tjetër të Mercedesit, Nico Rosberg, me të cilin diferencat janë shumë të vogla.
“Unë personalisht e ndjej se Lewis Hamilton do të fitojë titullin botëror, edhe pse në Itali gara nuk shkoi sipas planeve të tij. Ai qëndroi për shumë kohë prapa Rosberg në renditje dhe njerëzit duket se e kanë harruar këtë fakt”.
“Për mendimin tim, rezultatet e Hamiltonit kanë më shumë vazhdueshmëri, sidomos kur makina i ecën shumë mirë. Psikologjikisht është më i fortë se më parë dhe besoj se do ta fitojë titullin e katërt”, ka deklaruar Button për Sky Sports, transmeton TCH.
Ndalesa e radhës së Botërorit të Formulës 1 është në Singapor dhe ajo do të zhvillohet këtë fundjavë. Në renditjen e përgjithshme, Lewis Hamilton është në krye me 250 pikë, por Rosberg është larg tij me vetëm dy pikë më pak.