Jenson Button nuk do të garojë në Formula 1 në vitin 2017, por do të mbetet ambasador i skuderisë McLaren.
Kampioni i botës në vitin 2009 do të punojë me ekipin britanik dhe potencialisht mund të garojë sërish në vitin 2018, pasi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me McLaren.
“Kjo situatë është krijuar për ti mundësuar Buttonit që të marrë pushim nga sporti”, tha presidenti i McLaren Ron Dennis.
Stoffel Vandoorne do të promovohet si pilot, ku për partner do ta ketë kampionin e dyfishtë botëror, Fernando Alonson.