Një konsorcium grek ka fituar tenderin për të ndërtuar platformën elektronike që do të bëjë funksionale Bursën Shqiptare të Energjisë.
Vlera e prokurimit arriti në 1.8 milionë euro.
Kjo bursë është themeluar dy vite më parë dhe në të Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshje për të funksionuar si një treg i përbashkët energjie.
Sipas ekspertit të energjisë, Lorenc Gordani funksionimi i plotë i bursës pritet të sjellë uljen e çmimeve të energjisë:
Nga momenti i nënshkrimit të kontratës do duhen edhe minimalisht 6 muaj të tjerë deri në ngritjen e platformës, e cila mund të bëhet plotësisht aktive në tremujorin e tretë të vitit.
Kjo përkon edhe me afatin që Qeveria e Shqipërisë i ka lënë rreth 7,300 bizneseve të mesme dhe të mëdha për të blerë energjinë në tregun e lirë. /TCH/