Site icon Telegrafi

Burri shpëtoi një fëmijë që kishte dalë në ‘ballkonin’ e katit të tretë të ndërtesës në Singapor

Ngjarja u regjistrua në një kompleks apartamentesh në Singapor.

Në videon e publikuar nga Nella Hawke, shohim një djalë me pizhame që qëndron në anë të një ndërtese dhe një fqinj që i afrohet me kujdes.

Pamjet dramatike u shfaqën në Facebook dhe kanë marrë shumë vëmendje, raporton AsiaOne.

Përpara pallatit shohim persona që kanë shtrirë një batanije në rast se një fëmijë bie nga kati i tretë i një pallati.

Një fqinj i paidentifikuar arriti për të gjetur fëmijën, e mori në krahë dhe e ktheu në banesë nga dritarja.

Mediat vendase raportojnë se persona të hutuar kanë trokitur në derën e banesës ku ndodhej djali i vogël, por askush nuk e ka hapur derën.

Përdoruesit e rrjetit vlerësuan njeriun që shpëtoi djalin, duke rrezikuar jetën e tij dhe e quajtën atë “heroi i ditës”.

Nga ana tjetër, ata u kanë bërë thirrje autoriteteve që të hetojnë prindërit dhe t’i kërkojnë përgjegjësi. /Telegrafi/

Exit mobile version