Telegrafi

Burri nga Indonezia filmohet duke e hedhur gruan e tij nga një anije, shpëton mrekullisht – mbahen në rrethojën mbrojtëse

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një burrë e kap gruan e tij, dhe e hedhë nga rrethoja e anijes që po lëvizte në Sundra Stait të Indonezisë.

Videoja është realizuar më 24 shkurt nga policia lokale, ku shihet burri duke iu afruar gruas së tij të cilën e kap dhe tenton ta hedh nga anija, transmeton Telegrafi.

Ajo ka bërë të pamundurën që të qëndrojë e varur në rrethojë dhe të mos bie në ujë. E pasagjerët e tjerë që ishin dëshmitarë të këtij rasti, vrapuan për ta ndihmuar gruan që të futet sërish brenda.

Drejtori i policisë në portin Bakauheni, Ridho Rafika ka konfirmuar se ka ndodhur rasti, ndërsa familja e burrit nuk e kishte raportuar rastin pasi ai vuan nga çrregullimet mendore.

Në vitin 2018, babai i tre fëmijëve u akuzua për tentim vrasje, pasi tentoi ta hedhë gruan e tij nga një anije tjetër. /Telegrafi/