Kështu u tha në një gjykatë në Paris.
Burri fitonte rreth 8 mijë euro në muaj nga ky biznes, thanë zyrtarët e gjykatës në qytetin Meaux.
54-vjeçari e drejtonte ‘biznesin’ prej 4 vitesh nga shtëpia e tij në periferi të Parisit, ku jetonte me gruan dhe fëmijën 5 vjeç.
Ndërkohë që ai priste me fëmijën në makinë, e shoqja 46-vjeçare bënte seks me klientët, që ia gjente i shoqi në internet.
Pikërisht është kjo arsyeja pse ai mund të dënohet me dhjetë vite burg, pasi prostitucioni është i ligjshëm në Francë, por kërkimi i klientëve jo.
Një prokuror tha se burri ushtronte presion mbi të shoqen, duke i kërkuar që ajo të plotësonte çdo kërkesë të klientëve, të cilët shpesh ishin të ashpër në kërkesat e tyre.
Gruaja nuk është dënuar, ndërkaq burri i saj mbetet nën arrest deri në seancën gjyqësore të radhës në dhjetor.