Site icon Telegrafi

Burri del nga vetura në momentin që po përmbytej në Kinë

Një burrë u shpëtua nga zjarrfikësit në qytetin Wu’an në Hebei të Kinës pasi u bllokua në veturën e tij në një lumë të përmbytur.

I gjithë aksioni u regjistrua nga televizioni shtetëror kinez ndërsa video tregon burrin që po luftonte me ujin e rrëmbyeshëm.

Të paktën dy persona kanë humbur jetën në Pekin teksa Kina po përballet me një nga stuhitë më të këqija që ka goditur vendin në vitet e fundit, raporton bbc.

Stuhia Doksuri shkaktoi përmbytje dhe kaos të gjerë në Kinën veriore.

Në kryeqytetin Pekin, të paktën 31 mijë njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, ndërsa stacionet e metrosë u mbyllën.

Sasia e shiut që ka rënë në Pekin dhe qytete të tjera në veri të Kinës ka arritur tashmë një nivel të lartë rrezikshmërie dhe pritet të vazhdojë edhe për të paktën 24 orë të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version