Site icon Telegrafi

Burrat e kanë të nevojshme daljen me miqtë e tyre meshkuj

Një studim i ri u këshillon këtyre grave të heqin dorë prej tentativës së të mbajturit të partnerit gjithmonë pas vetes, sepse realisht kjo “arratisje” i bën mirë shëndetit të tyre.

Një dalje mes miqsh ka mundësi që të ulë më shumë nivelin e tyre të stresit se sa qëndrimi me partneren apo familjen. Duket se meshkujt e vuajnë më pak ankthin kur janë në grup.

Ky përfundim, thotë Telegraph, erdhi në sajë të një konfrontimi që ndoshta atyre (femrave) nuk do t’iu pëlqejë.

Pra, për të gjithë meshkujt të cilët lodhen dhe kanë nevojë për shoqërinë e miqve të tyre, për të pirë me ta ndonjë birrë apo për të luajtur ndonjë lojë, tashmë “arsyetimi” është i “shërbyer” nga këta shkencëtarë.

Dëshira për liri

Pavarësisht se ai mund të jetë tip ngjitës, xheloz dhe shumë i dashur pas jush, herët a vonë dëshira për liri do t’i rikthehet. Kjo nuk do të thotë se do të tradhtojë besimin tuaj, ose do t’ju braktisë, por me siguri do të ketë nevojë për të bërë më shumë pauza vetmie.

Të flasë me miqtë mbi temat që ata kuptohen më mirë. Të marrë prej tyre një mendim e kështu, mbase mund të gjejë zgjidhje edhe nëpërmjet këshillave.

Shoqëria e meshkujve është shumë ndryshe nga ajo e femrave; dhe këto të fundit mbase do ta kenë të vështirë ta kuptojnë këtë fakt për një kohë të gjatë!

Mungesa e korrektësisë

Sa herë ju ka ndodhur që partneri t’ju thotë se nuk do të vonohet shumë kur del me miqtë, apo kur përfundon punën? Shumë herë apo jo, dhe pavarësisht se ju ka kërkuar falje për vonesën e tij për t’ju shoqëruar diku, ai ende nuk e ka ndryshuar këtë zakon të tij.

Mos shpresoni se do ta ndryshojë, çfarëdo që të bëni! Kjo nuk do të thotë se ai ju gënjen, por se, natyra e tij është “gatuar” pikërisht në këtë mënyrë.

Ndaj femra, bëhuni pak “mashkull” për të kuptuar partnerin tuaj në mënyrë që të ndërtoni një marrëdhënie të qëndrueshme dhe për rrjedhojë një jetë të lumtur. /Telegrafi/

Exit mobile version