Manchester City arriti një fitore tejet të vlefshme në udhëtim tek Burnley.
Skuadra e Pep Guardiolës ishte duke humbur por falë dy golave nga Sergio Aguero ka triumfuar 2-1.
Por edhe pse shënoi dy gola, argjentinasi Aguero nuk e mori notën më të lartë në ndeshje (8.00).
Më së larti u vlerësua mbrojtësi Nicolas Otamendi i cili ishte asistues tek goli i parë (8.9).
Paraqitje të mirë kishin edhe dyshja braziliane, Fernando dhe Fernandinho, ndërsa më së shumti dëshpëroi serbi Kolarov. /Telegrafi/