Telegrafi

Burnley 1-1 Man City, notat e lojtarëve

(Foto/Getty Images)

Manchester City është ndaluar në udhëtim te Burnley në barazim 1-1.

Lideri aktual i Ligës Premier kishte epërsinë thuajse gjatë gjithë ndeshjes por në fund nuk arriti ta mbajë atë.

Mbrojtësi brazilian Danilo shënoi golin e vetëm për Cityn në këtë takim me Burnleyn.

(foto/Getty Images)

E përveç golit, Danilo bëri edhe një lojë të mirë në mbrojtje duke u shpallur lojtari i ndeshjes me notën më të lartë (8.3).

Paraqitje të mirë tek skuadra e Pep Guardiolës kishte edhe Vincent Kompany (7.2), Sergio Aguero (7.2) dhe braziliani Fernandinho (7.1).

Tek vendasit lojtari me notën më të lartë në këtë takim ishte autori i golit Gudmundsson (8.00), ndërsa paraqitje të mirë pati edhe portieri Pope (7.2) dhe Aaron Lenon (7.1). /Telegrafi/