Të burgosurit verikorean janë detyruar të pinë ujë të mbushur me hirin e të burgosurve të tjerë të vdekur – dhe e gjithë kjo është bërë vetëm pse ata janë kapur duke shikuar seriale të huaja.
Këto pretendime janë zbuluar nga ish-të burgosurit që i kanë mbijetuar tmerrit nga kampi i përqendrimit Chongori në Korenë e Veriut, transmeton Telegrafi.
Në këtë kamp kanë përfunduar të gjithë ata që janë kapur duke shikuar seriale apo edhe çfarëdo televizioni të Koresë së Jugut.
Një ish i burgosur ka rrëfyer tmerrin që e ka përjetuar brenda këtij kampi të shumëpërfolur, për të cilin thotë se ndodhin gjëra nga më të rëndat.
“Çdo të hënë, kemi djegur kufoma në një objekt që ngjanë me një shtëpi – e hirin e tyre e ruanin në një rezervuar. I tërë objekti mbante erë të trupave të djegur. Hiri i tyre me raste është përdorur edhe si pleh artificial për të mbjella.
“Sa herë që kishte të reshura shiu, hiri përfundonte në lumë, e të burgosurit e përdornin ujin e lumit për pije dhe për t’u pastruar. /Telegrafi/