Telegrafi

Bunkeri lëvizës për apokalipsin: 18 mijë kilogramë, një mijë litra ujë të pastër dhe dhoma luksoze gjumi (Foto/Video)

Shumë njerëz duket se janë duke u përgatitur për apokalipsin dhe kështu janë rritur edhe kërkesat për ndërtimin e bunkerëve të shumtë – por çfarë mendoni për një bunker apokaliptik lëvizës që ka një motor me 400 litra naftë?

I lyer me ngjyrë të gjelbër ushtarake, ky kamion peshon më shumë se 20 vetura të vogla që ndryshe është i njohur si “Action Mobil Globecruiser Family 7500”, që nuk është i destinuar për dërgimin në zonat e  luftës, transmeton Telegrafi.

Ky përbindësh është dizajnuar nga kompania austriake Action Mobil, dhe mund të lëviz lirshëm nëpër terrene malore. I pajisur me motor me 530 kuaj fuqi, të gjithë ata që kanë dëshirë ta kenë një kamion të tillë duhet të paguajnë plot 765 mijë dollarë.

Ky kamion peshon 18 mijë kilogramë, është i gjatë 10 metra dhe i lartë mbi 3.8 metra.

Rezervuari i tij është aq i madh sa që për ditë të tëra mund të lëviz nëpër vende të ndryshme të botës pa pasur nevojë për rimbushje, ndërsa brenda ka mbi një mijë litra ujë të pastër.

Por nuk mungojnë as panelet solar që prodhojnë plot 240 Watt, ku disa besojnë se kjo veturë është gjithçka çfarë ju nevojitet që t’i mbijetoni apokalipsit. /Telegrafi/