Site icon Telegrafi

Bunjaku: Do ta ftojë këtë lojtar të Shqipërisë te Kosova

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ka deklaruar se do ta ftojë Milot Rashicën, pas pranimit në UEFA e FIFA.
Sipas tij, talenti vushtrrias që u ftua së fundi në Kombëtaren A të Shqipërisë, do të marrë ftesën e Kosovës.

“Do të ishte jo e drejtë dhe jo profesionale mos me e menduar Milotin, kur shteti i Kosovës ka investuar në Milotin, ai ka marrë edhe bursë, dhe në momentin e pranimit nëse shkon procesi si po shkon, unë do ta ftojë”, ka deklaruar Bunjaku në një intervistë për Klan Kosova.

Ai është shprehur i bindur se do të luajnë në kualifikimet për Botërorin 2018, dhe dilemë është vetëm grupi I ose H, derisa ka bërë të ditur se po i përcjellë ndeshjet e kundërshtarëve të mundshëm.

 

Exit mobile version