Adnan Januzaj mund të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës dhe këtë e kanë bërë të ditur mediat belge.
Mesfushori istogas nuk po gjen hapësira tek Belgjika, ndërsa në gazetat belge kanë shkruar se ai do të luajë për Kosovën.
Ndërkohë trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku ka folur për Tribuna Channel duke deklaruar se Adnani i ka dyert e hapura te Kosova. /Telegrafi/