Albert Bunjaku e ka konsideruar fitoren me Ishujt Faroe si shumë të rëndësishme.
Në prononcimin pas ndeshjes, ai falënderoi edhe të gjithë tifozët.
“Ishte një fitore shumë e rëndësishme, sepse tani marrim pikë në miqësore, të cilat na shërbejnë që në shortet e kualifikimeve tjera ta kemi më të lehtë. Patëm shumë probleme me lëndime, por më gëzon fakti që fituam në fund”, deklaroi Bunjaku për “Supersport Kosova”.
“Tifozët na dhanë energjinë e fundit. Unë i falënderoj shumë për përkrahjen e madhe që na kanë dhënë këtu”, shtoi ai.
Kosova shënoi fitore me rezultat 2-0.