Albert Bunjaku ka reaguar me një komunikatë për shtyp, pas konfirmimit të Milot Rachicës.
Përzgjedhësi i Kosovës nuk ka përmendur emra për lojtarët që do të luajnë për Kosovën në kualifikimet për “Rusi 2018”.
“Duke pas parasysh momentin shumë të rëndësishme nëpër të cilin po kalojmë, faktin që është periudha kur duhet të vendoset për shumicën e futbollisteve tanë, kam vendosur që për të shmangur çdo keqkuptim, apo keqinterpretim, te mos jap prononcime për media në këtë kohe, deri pas përfundimit të kësaj çështjeje, përkatësisht në prag të lojës me Finlandën”, ka thënë Bunjaku.
“Unë kam shume respekt për punën e mediave dhe jam çdo herë i hapur për mediat, por ky është një moment shume i rëndësishëm në të cilin kemi nevoje për qetësi! Pas përfundimit të kësaj kohe, do të jem sërish i hapur për ju dhe pres bashkëpunimin e përkrahjen tuaj si çdoherë”.