Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, ka thënë se përfaqësuesja e tij është e gatshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”
“Kosova më nuk është e izoluar. Mendoj se baza kemi luajtur sikur me qenë të pranuar. Federata do të fuqizohet, do të kemi situatë më të mirë ekonomike, por duhet të punojmë për kualifikimet për Kampionatin Botëror. Jemi të gatshëm për kualifikime”, ka thënë Bunjaki.
Bunjaki tash e disa vite është përzgjedhës i Kosovës, ku e ka ndihmuar futbollin vendor në shumë mënyra.
Ai pritet ta bëjë gati skuadra për eliminatoret e botërorit.