Njëra nga ligat më të forta në Evropë, Bundesliga vazhdon të luhet pas rikthimit një javë më parë të skuadrave në fushë.
Kampionati gjerman u bë i pari nga të mëdhatë në Evropë që mori vendim për tu rikthyer, pasi kanë arritur ta menaxhojnë për mrekulli coronavirusin.
Edhe gjatë kësaj fundjave të gjithë adhuruesit e futbollit kanë kthyer sytë në Bundesliga, ku na presin pesë top ndeshje ditën e sotme.
Në fakt java e 27-të nisi me derbin e madh të Berlinit, ku Hertha triumfoi me rezultat të thellë 4-0 ndaj Unionit.
Ndeshja kryesore e ditës së sotme pritet të zhvillohet në Allianz Arena, ku kampioni në fuqi Bayern Munich pret Eintracht Frankfurtin.
Përballje e zjarrtë pritet të zhvillohet edhe në Volkswagen Arena, ku Wolfsburgu që po kërkon rikthimin në garat evropiane pret konkurrentin për titull të kampionit, Borussia Dortmund.
Interesant pritet të jetë edhe sfida mes Borussia Moenchegladbach dhe Bayer Leverkusen, ndërsa do të ketë një derbi shqiptarësh në sfidën mes Freiburgut të Amir Abrashit dhe Werder Bremenit të Milot Rashicës.
Mesfushori tjetër shqiptar, Klaus Gjasula do të ketë një punë të vështirë me Paderbornin e tij, pasi është nikoqir i Hoffenheimit dhe i nevojitën tri pikët për të vazhduar shpresën për të mbetur në Bundesliga.
Katër sfida fillojnë nga ora 15:30, ndërsa kryendeshja e kësaj jave mes Bayern Munich dhe Eintracht Frankfurt luhet në mbrëmje nga ora 18:30. /Telegrafi/