Bundesliga nuk ka marr ende vendim për tu rikthyer, pasi qeveria gjermane nuk ka publikuar ndonjë vendim.
Bundeliga u pezulluan në 13 mars për shkak të pandemisë coronavirus dhe zyrtarët e ligës kishin shpresuar që këtë javë të merrnin dritën jeshile për të zhvilluar ndeshjet me dyer të mbyllura.
Shefi ekzekutiv i DFL, Christian Seifert tha javën e kaluar se Bundesliga ishte e gatshme për t’u rikthyer që nga 9 maji, megjithëse ai ia la vendimin përfundimtar qeverisë.
Më vonë u zbulua se 16 maji ishte një datë më e pëlqyeshme për rinisjen, por në Gjermani ende nuk ka asnjë vendim dhe me 6 maj pritet të ketë një të tillë.
Vendimi për të vonuar nisjen e Bundesligës u mor në një takim ku ishte edhe kancelarja Angela Merkel,
Merkel dhe udhëheqësit e shtetit do të takohen përsëri të mërkurën e ardhshme.
Ka pasur më shumë se 225 mijë viktima nga Covid-19 në të gjithë botën dhe afër 6 mijë vdekje në Gjermani. /Telegrafi/