Site icon Telegrafi

Bundesliga arrin marrëveshje rekord të drejtash televizive

Liga Gjermane e Futbollit (DFL) arriti një marrëveshje rekord për të drejtat televizive kombëtare që kalon një miliardë euro për sezon për herë të parë në historinë e saj.

“Kjo marrëveshje kap vlerën totale prej 4,64 miliardë euro (5,25 miliardë dollarë) për katër sezone nga 2017-2017 dhe 2020-2021”, deklaroi sot DFL-ja.

Kjo përfaqëson një rritje me rreth 85 për qind në raport me marrëveshjen për katër sezonet që sapo kaluan (2,51 miliardë euro).

DFL-ja shpreson gjithashtu të rrisë të ardhurat e saj nga media ndërkombëtare që aktualisht janë rreth 1,4 miliardë euro për sezon.

Exit mobile version