Site icon Telegrafi

Bulliqi takohet me drejtorin e BERZH-it, për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim drejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Sergiy Maslichenko.

Bulliqi, përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se në takim u diskutua për disa projekte kyçe për zhvillimin e Podujevës, që tejkalojnë kapacitetet e buxhetit komunal, por janë thelbësore për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Diskutuam për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza, që do të ndikojë në mjedisin dhe menaxhimin e ujërave, si dhe për krijimin e ngrohtores së qytetit, që do të sigurojë ngrohje të qëndrueshme për qytetarët. Po ashtu, folëm për investimet në energji efiçiente dhe përmirësimin e transportit publik, projekte që synojnë reduktimin e kostove dhe mbrojtjen e mjedisit”, shton tutje kryetari i Podujevës.

“Falënderoj z. Maslichenko për vizitën dhe mbështetjen e ofruar, duke theksuar se ky bashkëpunim është i rëndësishëm për zhvillimin afatgjatë të Podujevës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë”, ka shkruar Bulliqi.

Exit mobile version