Kryetari i Komunës, së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, e cila i hap rrugë realizimit të projektit të banimit të përballueshëm.
Sipas një njoftimi nga komuna e Podujevës, ky projekt synon përmirësimin e kushteve të banimit për familjet dhe individët që nuk janë në gjendje ekonomike të mirë.
“Bazuar në këtë marrëveshje, realizimi i projektit për ndërtimin e njësive të banimit në Komunë, synon të përmirësojë kushtet e banimit për grupet e synuara sipas Programeve të veçanta të banimit për familjet ose individët të cilët nuk janë në gjendje ekonomike t’i përballojnë ofertat e tregut të lirë të banesave dhe kanë nevojë për ndihmën e shtetit”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se përfituesit do të përcaktohen sipas dispozitave ligjore që janë fuqi.
“Përfituesit do të përcaktohen sipas kritereve të përcaktuara në dispozitat ligjore në fuqi për banimin e përballueshëm dhe social”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/