Supermodelja Xhakla, e lindur dhe rritur nё SHBA, tanimë ka pushtuar pasarelat evropiane dhe botërore të modës, ndërsa ka arritur të bëhet imazh i disa kompanive të famshme nё SHBA dhe Londër.
Përkundër faktit se shumë pak ka pasur mundësi ta vizitojë Kosovёn, Vlera flet një shqipe mjaft e pastër dhe të rrjedhshme.
Sa i përket manikenizmit, në një bisedë për Telegrafin, ajo veçon një paraqitje mjaft të suksesshme të saj në “Miss Fashion TV”, ndёrkohё pritet edhe një publikim i saj në ballinën e një reviste shumë të njohur amerikane.
Xhakla para pak kohёsh ka plasuar edhe njё kёngё tё zahnrit RNB-POP, tё titulluar "Next Time", singël ky i punuar nga e famshmja Arash nё bashkëpunim me shtëpinë diskografike Dual Star.
Video-klipin e kёsaj kёnge, i cili sё shpejti pritet tё plasohet nё treg, Vlera do ta promovojë në MTV TRL WORLD PREMIERE, ndёrkohё qё nё muajin gusht do emetohet edhe nё MTV Portugal dhe MTV Polska.
Ndonëse kёnga "Next time" ёshtё nё gjuhën angleze, prishtinasja e talentuar pritet që së shpejti të realizojë edhe një duet me një këngëtar shqiptar, tё cilin akoma nuk dëshiron ta zbulojë – kёngё kjo e punuar nga Genc Prelvukaj.
Xhakla zbulon se është e pasionuar pas sferave tё artit. Ajo paralelisht studion edhe dizajnin grafik, ndërsa zbulon se e pëlqen thjeshtësinë, sinqeritetin, besnikërinë dhe humanitetin.
Ndonëse ka vizituar shumё vende tё botёs, Xhakla pushimet verore pëlqen t’i kalojë nё Kosovё. Vera në Kosovë, sipas saj, është më e mirë se në Karaibe.
“Kosova më tërheq shumë sepse atmosfera dhe dinamika e të rinjve janë numër njё në botë, dhe jo vetëm unë por çdo shqiptar tjetër çdoherё ndjen nostalgji për këtë vend”, përfundon bisedën Xhakla.