Ndeshje me tetë gola dhe me rikthime të jashtëzakonshme në rezultat (5-3).
Ata që e shikuan këtë ndeshje ishin fatlum, pasi shikuan një prej ndeshjeve me spektakolare në historinë e Ligës së Kampionëve.
Manchester City edhe pse ishte duke humbur 2-3 në fund i buzëqeshi fitores me rezultat të 5-3.
Por si erdhi deri te ky rezultat, këtë mund ta shpjegojë vetëm magjia që dhuron kjo garë.
City e nisi më mirë takimin ku Sterling shënoi në minutën e 26-të pas një asistimi të bukur nga Silva.
Nuk vonoi kundërpërgjigja e Monacos. Pas pesë minutash Falcao shënoi për 1-1.
Monaco e mbylli pjesën e parë në epërsi 2-1. Kylian Mbappe mori një top afër zonë dhe shënoi në portën e Cabalerros.
Pjesa e dytë dhuroi hiq më pak se pesë gola dhe një penallti të humbur.
Falcao humbi penalltinë në minutën e 50-të, ndërsa Kun Aguero shënoi për 2-2 pas tetë minutash.
Nuk kishte qetësi për ‘qytetarët’ e Guardiolas, pasi Falcao nxjerrë nxjerrë nga raportuari i tij një perlë ku lë të shtangur portierin spanjoll me një parabolë për 3-2.
Kur të gjithë menduan se City u shkatërrua, yjet e Etihad u kthyen ne lojë dhe atë fuqishëm.
Aguero shënoi edhe një herë për ta barazuar rezultatin në 3-3 në minutën e 71-të.
Stones shënoi pas gjashtë minutash për ta kthyer epërsinë e Cityt.
Qetësinë skuadrës së Guardiolas ia solli goli i Sanes i shënuan në minutën e 82-të.
Edhe pse deri në fund kishte edhe disa raste, ndeshja u mbyll 5-3. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ZXYCg2ua6LA