Poezi nga: Louis Aragon
Përktheu: Muhamed Kërveshi
…
Shih drita e vogël kërcen kërcen
Në sytë e të rinjve tanë
Batica çudi prapa nuk kthen
Rreziku prore në çdo anë
Fati prore diku po na pret
Është prore edhe n’tombollë
Aty fitojm’ lule që s’vyshket
Aty lëmë secilin t’hollë
Qielli uj’ i turbulluar
Dikush i lodhur duket nxiton
Ja ik ja dyfisho pa menduar
Gjithmonë njeriut diç i mungon…