Site icon Telegrafi

Bujar Pllana gjen golin e parë në elitën e futbollit kroat me Slaven Belupon

Bujar Pllana e ka shënuar golin e parë me fanellën e skuadrës kroate, Slaven Belupo, në ndeshjen ndaj Lokomotiva Zagreb që u mbyll 3-2.

Ish-qendërmbrojtësi i Prishtinës realizoi gol me kokë në minutën e 65-t për barazimin e rezultatit në 2-2.

Por, gjithçka nuk shkoi mirë për Pllanën, që në minutën e 71-të shkaktoi penallti.

Sulmuesi Duje Cop shënoi nga 11-të metra për Lokomotivën, që fitoi ndeshjen me këtë gol.

Pllana luajti 90 minuta, ndërsa Lirim Kastrati u inkuadrua në minutën e 62-të te Lokomotiva.

Slaven Belupo pas 25 ndeshjeve të luajtura ka grumbulluar 27 pikë dhe mban vendin e shtatë, ndërsa Lokomotiva e Zagrebit ka 33 pikë në vendin e pestë. /Telegrafi/

Exit mobile version