Site icon Telegrafi

Bujar Loci: Me fitore në shtëpi do të kualifikohemi

Pas humbjes nga Teodo në kuadër të xhiros së parë të fazës së dytë të ligës ballkanike, ndihmës trajneri i Pejës, Bujar Loci, ka thënë se ekipi shpreson që me fitore në shtëpi të sigurojë kualifikimin në fazën finale të garave të Ligës Ballkanike.

“Humbja në ndeshjen ndaj Teodos ka ardhur si pasojë e saktësisë së madhe të shutit të tyre. Ne kemi pasur probleme në mbrojtje. Shpresoj që do të fitojmë dy ndeshjet që i kemi në shtëpi për të kaluar tutje,” ka thënë Loci, shkruan faqja zyrtare e BIBL.

Peja është ekipi i vetëm nga Kosova që ka arritur të kualifikohet këtë stinor në fazën e dytë të BIBL. Verdhezinjtë, tash kanë bilanc 1-2 në Grupin D.

Të mërkurën që vjen, Peja pret Kumanovën në “Karagaç”. Kumanova është lider i Grupit D me bilanc 3-0.

Exit mobile version