Thuhet se Paris Saint-Germain nuk planifikon t’i ofrojë kontratën të re portierit, Gianluigi Buffon.
Ish-lojtarit të Juventusit me klubin parisien kontrata i mbaron muajin tjetër dhe gazeta gjermane, Bild, shkruan se nuk do t’i zgjatet më tutje qëndrimi i 41-vjeçarit në Parc des Princes.
Kampioni francez tashmë ka në plan që ikonën e Italisë ta zëvendësojë me gjermanin, Kevin Trapp, i cili ka kaluar këtë sezon si i huazuar te ekipi Eintracht Frankfurtit.
Italiani u bashkua me skuadrën e Ligue 1 gjatë verës së kaluar gjersa ka luajtur vetëm katër nga 13 ndeshjet e fundit të ligës.
Portieri gjatë karrierës së vetë ka fituar pothuajse të gjitha trofetë me klubet dhe kombëtaren e Italisë. Ndër titujt më të çmueshëm dhe nuk e ka fituar është i Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/