Telegrafi

Buffonit nuk i shkoi aq mirë festa, shikoni momentin e rrëzimit të portierit italian (Foto/Video)

Gianluigi Buffon e festoi fitoren e Italisë ndaj Belgjikës duke vrapuar në gjithë fushën dhe pastaj kërceu për t’u kapur në transversale, por rrëshqiti dhe u rrëzua.

Portieri i Juventusit ka pranuar më pas se kishte pasur dhimbje pas rënies, por këtë nuk e kishte shprehur në momentin e festës.

Azzurrët fituan me rezultat 2-0 kundër Belgjikës në ndeshjen e vlefshme të Grupit E.

“Fituam në të vetmen mënyrë që mundemi. Ishte shenjë e përkushtimit dhe ndërgjegjes. Organizimi ynë erdhi nga trajneri”, ka deklaruar mes tjerash Buffon pas fitores. /Telegrafi/