Telegrafi

Buffon thyen rekordin e Casillas

Në moshën 38 vjeçare, portieri i Juventusit, Giannlugi Buffon, ka barazuar me paraqitje për Kombëtaren ish portierin e Spanjës, Iker Casillas.

Gianluigi Buffon ka zhvilluar ndeshjen e 167 –të për Italinë në ndeshje me Gjermaninë që u mbyll 0-0.

Lexo po ashtu Mustafi flet për Italinë dhe sulmuesin Belloti

Ylli i Juventusit e filloi ndeshjen në San Siro për t’i lënë vend portierit tjetër italian Gianluigi Donnarumma.

Buffon mban aktualisht rekordin si lojtari me më shumë paraqitje për Italinë, ndërsa edhe te kombëtarja ka debutuar në vitin 1997, kur Donnarumma nuk kishte lindur. /Telegrafi/