Italia ka marrë një rezultat të papritur në kuadër të xhiros së parafundit të kualifikueseve të botërorit “Rusia 2018”.
Italianët kanë barazuar 1-1 para shikuesve të vetë në stadiumin “Renzo Barbera” me Maqedoninë.
?? Gianluigi Buffon has now made 172 international appearances for Italy – a European record. ??? pic.twitter.com/CUUyJBUDmB
— UEFA EURO (@UEFAEURO) October 6, 2017
Por, kjo ndeshje ka bërë që të thyhet edhe një rekord në kontinentin e Evropës.
Portieri legjendar Gianluigi Buffon ka arritur një shifër të pabesueshme të paraqitjes me fanellën e kombëtares italiane.
Kapiteni i “Azurrëve”, Buffon ishte në ekipin shartues dhe kjo ka bërë që ai të luajë për herë të 172 në nivel të kombëtareve.
Kjo është një shifër rekord për kontinentin e vjetër, por që para italianit gjendej me më së shumti paraqitje me vendin e tyre edhe lojtarë.
Top-3 futbollistë në botë me më së shumti paraqitje me ekipin kombëtar. /Telegrafi/
3. Claudio Suarez, Meksika – 177
2. Husan Hassan, Egjipt – 178
1. Ahmed Hasan, Egjipt – 184