Portieri i Juventusit ka thënë fjalët të mira për bashkëlojtarin e tij te skuadra dhe kombëtarja, duke e cilësuar atë si më të mirin në botë.
Gardiani i portës së Italisë beson se kombëtarja e tij janë me fat të kenë një talent të veçantë si shokun e skuadrës në Juventus, por këmbëngul se superylli i Suedisë, Zlatan Ibrahimovic do të mund t’i shkaktojë probleme në ndeshjen e sotme.
Gianluigi Buffon ka lavdëruar Leonardo Bonuccin, duke e cilësuar atë si një nga më të mirë në botë në pozicionin e tij dhe si një lojtarë i kompletuar.
Bonucci ka qenë një anëtar kyç i skuadrës dominuese të Juventusit gjatë disa viteve të fundit dhe është një pjesë thelbësore e treshes së mbrojtjes, së bashku me Giorgio Chiellini dhe Andrea Barzagli, treshe kjo që ruan vijën e fundit edhe te kombëtarja italiane.
“Bonucci është më i miri në botë në pozitën e tij. Ai është i kompletuar”, ka deklaruar Buffon në konferencën për shtyp para ndeshjes me Suedinë. /Telegrafi/