Legjenda e Italisë, Gianluigi Buffon ka konfirmuar se është në bisedime me skuadrën franceze për t ë vazhduar kontratën.
Portieri 41-vjeçar ka mohuar raportet se Paris Saint-Germain nuk llogaritë në shërbimet e tij.
“Klubi më ofroi rinovimin e kontratës dhe kjo më bën shumë të lumtur. Është shumë kënaqësi”, tha Buffon për Sky Uno.
“Do të takohemi gjatë ditëve të ardhshme për të parë projektin e ri dhe për ta kuptuar nëse ne të dy e konsiderojmë të drejtën për të ecur përpara”.
“Unë jam i lumtur në Paris, jam duke përjetuar një eksperiencë të jashtëzakonshme që në moshën 40 vjeçare kam dashur ta gëzoj. Arrita këtu i bindur se do ta sfidoja veten si lojtar, person dhe gjeta atë që po kërkoja në atë moment”.
“Në Itali kemi këtë perceptim të gabuar rreth futbollit francez, i cili, sipas mendimit tim, është pa dyshim më pak i evoluar në mënyrë taktike se në Itali, por është shumë i vështirë në nivelin fizik dhe teknik”, tha ish-portieri i Juventusit nga ku u transferua te parisienët.
Ndryshe, Buffon në vitin e parë të qëndrimit te skuadra e qytetit francez ka pasur 16 paraqitje dhe ka fituar titullin e kampionit të Ligue 1. /Telegrafi/