Site icon Telegrafi

Buffon: PSG e bëri të duket e lehtë fitorja ndaj United

MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 12: Gianluigi Buffon of PSG celebrates victory during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Manchester United and Paris Saint-Germain at Old Trafford on February 12, 2019 in Manchester, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Buffon  ka thënë se skuadra e tij e bëri të duket e lehtë fitoja ndaj Manchester United (2-0) në Old Trafford.

Portieri e mbajti portën e paprekur në ndeshjen e parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, ku shënuan Presnel Kimpembe dhe Kylian Mbappe.

PSG në këtë ndeshje luajti pa Neymarin dhe Edinson Cavanin.

Gianluigi Buffon (Photo by Michael Regan/Getty Images)

“E bëmë të duket e lehtë duke jap gjithçka që kishim në këto 90 minuta, unitetin është themelor në këto gara”.

“Ndërmorëm disa rrezikshmëri, por kjo na ndihmoi edhe kur ishim nën presion, duke i vënë pastaj ne atë nën presion me presing”.

Lexo po ashtu Solskjaer: Duhet të mësojmë nga kjo përvojë

“Në ndeshje të tilla të balancuara, duhet të luash i bashkuar siç bëmë ne”.

Buffon u bë vetëm lojtari i katërt që luajti në Ligën e Kampionëve mbi moshën 41 vjeçare.

Anthony Martial e Gianluigi Buffon . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

“Kontrata nuk është në mendjen time, të jem i sinqertë”.

“Unë vetëm dua të vazhdoj ta shijoj futbollin, duke qenë i dobishëm për klubin dhe shokët e mi, qoftë në fushë apo nëse nevojitet edhe jashtë”.

“Nuk ka qenë kurrë një problem për mua kontrata a kur isha 30 vjeç, e lëre më 41”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version